Politike

Këlliçi s’e ‘llogarit’ kandidatin e Alibeajt: Kam rival vetëm Veliajn!

Ai tha se në fushatën që do të bëjë nuk do të përfaqësojë vetëm Opozitën, por edhe socialistët e zhgënjyer. 

6 Prill 2023, 21:24 Nga F.M
Këlliçi s’e ‘llogarit’ kandidatin e Alibeajt: Kam
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë Tiranë thotë se nuk e sheh si rival Roland Bejkon, emrin e dalë nga Enkelejd Alibeaj për garën e 14 majit. I ftuar në "Open", Këlliçi tha se betejën e ka vetëm me kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj. Ai tha se në fushatën që do të bëjë nuk do të përfaqësojë vetëm Opozitën, por edhe socialistët e zhgënjyer. 

"Është një garë në kontest jo të zakonshëm politik. Moment i paprecedent në politikë, ku është bërë çmos që të goditet PD-ja. Vij si propozim i demokratëve. Në fletën e votimit do ketë kandidatura se janë zgjedhjet lokale. Në fletën e votimit do jetë emri im, krah 5 të tjerëve. Betejën e kam me Veliajn dhe do e fitoj garën. Jam çdo ditë në terren dhe s’më ka pyetur askush për logon e PD. Problemi është uji i pijshëm, rrugët, dhe kopshtet dhe çerdhet. Olldashi ishte si kandidat i koalicionit, po ashtu dhe Basha dhe zoti Kosova. Në këtë rast unë jam kandidat i një koalicioni. Të gjithë e dinë lidhjen time me PD. Po bëj një fushatë ku jam kandidat i të gjithëve. S’po përfaqësoj vetëm kandidatin opozitar, por dhe ata socialistë që janë të zhgënjyer. Do i bind me programin që kam. Rëndësi ka Belindi se me çfarë oferte vjen. E vetmja herë kur jam pyetur për zotin Basha, është për tramin. Unë nuk i ndaj qytetarët në të djathë e të majtë, jam këtu për të ulur koston e jetesës për qytetarë. Platforma ime për uljen e taksave e tarifave për biznesin e mesëm nuk është politikë e majtë, Bejko i referohet transportit falas që është mirëpritur nga qindra qytetarë. Që në thelb transporti nuk është falas sepse nuk i nxjerr unë paratë nga xhepi, thjesht paratë e taksave të qytetarëve nuk i çojmë për inceneratorët. Nuk jemi të varfër por të vjedhur,"- tha Këlliçi.

belind kellici

Sondazh

Poll