Aktualitet

Rritet sasia e drogës së kapur në Durrës, shkon në 137 kg kokainë, pritësi ‘qep’ gojën në gjykatë

27 Shtator 2019, 09:50 Nga DOSJA
Rritet sasia e drogës së kapur në Durrës, shkon në 137

DURRES- Ndryshon sërish informacioni për sasinë e drogës që është kapur në portin e Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sasia e drogës së kapur llogaritet të jetë rreth 137 kilogramë kokainë.

Droga është gjetur brenda 4 konteinerëve me banane, dhe ishte vendosur në tabanin e dyshemes së konteinerit. Gjithashtu, dy të arrestuarit, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, nuk kanë pranuar të flasin para gjykatës për Krimet e Rnënda, e cila ka dhënë për t’a masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ardian Bega, oficer i Sigurisë në këtë port dhe Altin Myslimhaka, personi që ka shkuar të marrë drogën në konteiner, nuk kanë pranuar të japin dëshminë e tyre mbi rrethanat e ngjarjes.

Ditën e sotme, është goditur një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 110 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.

Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kokaina ne portin e durresit kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll