Aktualitet

Aksident në Fier, makina përplaset biçikletën, humb jetën 50-vjeçari

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për dëshminë e tij.   

6 Prill 2023, 21:00 Nga I.A
Aksident në Fier, makina përplaset biçikletën, humb
Foto Ilustruese

FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se një makinë tip 'Mercedes Benz' ka përplasur më një person me biçikletë. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për dëshminë e tij.    

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

aksident ne fier

Sondazh

Poll