Aktualitet

Njëri përplasi motorin, tjetri i kaloi trupit sipër, lirohen nga burgu drejtuesit e automjeteve pas aksidentit në Sukth

Mjeti tip Golf i drejtuar nga 24-vjeçari me inicialet A.H., goditi nga pas një motoçikletë pa targa, me të cilën po lëviznin dy banorë të zonës. Pas aksidentit, 24-vjeçari u largua bashkë me mjetin, por pas tij erdhi një tjetër makinë dhe kaloi mbi një nga personat e aksidentuar që ndodheshin të shtrirë në rrugë.

6 Prill 2023, 19:48 Nga F.M
Njëri përplasi motorin, tjetri i kaloi trupit sipër, lirohen nga
Aksidenti në Sukth

DURRËS- Dy drejtuesit e makinave që aksidentuan motorin në të cilin udhëtonin dy persona dhe një prej tyre ndërroi jetë, janë liruar nga burgu. vendimi është marrë sot, katër ditë pas aksidentit. Gjykata e Durrësit e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e tre drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksidentin me pasojë vdekjen, por la në masën e sigurisë “arrest me burg” vetëm njërin prej tyre. Për dy drejtuesit e tjerë, u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Sukth-Manëz. Mjeti tip Golf i drejtuar nga 24-vjeçari me inicialet A.H., goditi nga pas një motoçikletë pa targa, me të cilën po lëviznin dy banorë të zonës. Pas aksidentit, 24-vjeçari u largua bashkë me mjetin, por pas tij erdhi një tjetër makinë dhe kaloi mbi një nga personat e aksidentuar që ndodheshin të shtrirë në rrugë.

Edhe kjo makinë largohet qetësisht, por pamjet kanë ndihmuar në identifikimin e të përfshirëve në aksident, të cilët më pas janë arrestuar. Bashkë me ta u vu në pranga dhe drejtuesi i motorit, pasi pamjet tregonin se kishte shkelur rregullat e qarkullimit me mënyrën se si kishte dalë nga rrugica dhe kishte nisur të udhëtonte në rrugën kryesore. Por, ky i fundit dhe drejtuesi i makinës së dytë u liruan sot.

aksidenti ne sukth

Sondazh

Poll