Aktualitet

U kap me kokainë në makinë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

ësohet se në pranga ka rënë 23-vjeçari me inicialet M.H., i dënuar më parë për trafik droge.

6 Prill 2023, 20:20 Nga I.A
U kap me kokainë në makinë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar
Kokaine

ITALI- Një shqiptar është arrestuar sot nga policia italiane, pasi u kap me drogë në qytetin e Luça-s. Mësohet se në pranga ka rënë 23-vjeçari me inicialet M.H., i dënuar më parë për trafik droge. Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme një ekip i Komisariatit të Policisë së këtij qyteti ndaloi një makinë tip ‘Fiat Panda’ model të ri, që ishte marrë me qira nga i riu.

Shoferi, i cili udhëtonte i vetëm, shfaqi menjëherë një nervozizëm të pazakontë duke u përpjekur të justifikonte praninë e tij në Luça për arsye turistike. Ndërkohë, policët kryen kontroll në automjet nga ky rezultoi se brenda kabinës së pasagjerit u gjet një sasi droge e llojit kokainë. Brenda portofolit u gjet dhe u sekuestrua shuma prej 625 euro, të ardhura të veprimtarisë së trafikut të drogës.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll