Aktualitet

Shkëndija elektrike u shkrumbon tunelin që kishin përshtatur për të jetuar, familja Lusha mbetet në qiell të hapur

Ata shtojnë se ngjarjen e kanë mësuar nga fqinjët, pasi fatmirësisht në orët e para të mëngjesit as çifti dhe as 2 fëmijët e mitur nuk ndodheshin në banesë.

6 Prill 2023, 20:10 Nga F.M
Shkëndija elektrike u shkrumbon tunelin që kishin përshtatur
Tuneli

TIRANË- Familja Lusha ka mbetur në qiell të hapur në Lanabregas pasi tuneli që kishin kthyer në banesë është shkrumbuar. Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes si pasojë e një shkëndije elektrike. Në një prononcim për Top Channel, Selman dhe Xhane Lusha që kanë ardhur nga Kukësi në Lanabregas, tregojnë se me shumë sakrifica improvizuan një banesë në hyrje të një tuneli por zjarri i sotëm u shkatërroi të vetmen pasuri të tyre.

Ata shtojnë se ngjarjen e kanë mësuar nga fqinjët, pasi fatmirësisht në orët e para të mëngjesit as çifti dhe as 2 fëmijët e mitur nuk ndodheshin në banesë.

 “Më morën ne telefon komshinjtë më thanë hajde se po të digjet shtëpia. Isha në punë dhe u nisa menjëherë. Në atë moment nuk ka pasur njerëz në shtëpi”, tha Selman Lusha.

“Me sy nga zoti jemi. Na është djegur gjithçka mobilje rroba librat e fëmijëve. Jemi në qiell të hapur. As sot nuk kemi ku të flemë”, tha Xhane Lusha.

 

selman lusha xhane lusha

Sondazh

Poll