Aktualitet

Në Shqipëri polic, në Britani trafikant, kapet në ‘shtëpinë e barit’ 23-vjeçari shqiptar, dëshmia: Kam nënën e sëmurë, më duhet t’i dërgoj para

Hidri ka treguar se paratë që fitonte nga veprimtaria e jashtëligjshme i dërgonte në Shqipëri për kurimin e të ëmës, e cila vuante nga një sëmundje.

6 Prill 2023, 19:31 Nga F.M
Në Shqipëri polic, në Britani trafikant, kapet në
Admir Hidri

BRITANI E MADHE- Një 23-vjeçar shqiptar është dënuar 2 vite e 6 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe. Mësohet se shqiptari i identifikuar si Admir Hidri kishte qenë polic në Shqipëri, para se të nisej për në emigrim.

Hidri ka treguar se paratë që fitonte nga veprimtaria e jashtëligjshme i dërgonte në Shqipëri për kurimin e të ëmës, e cila vuante nga një sëmundje.

Ai u arrestua në vendin e quajtur Failsworth, ku policët gjetën 91 bimë kanabisi me vlerë rreth 70 mijë paund.

admir hidri

Sondazh

Poll