Bota

Tensione në xhaminë al-Aksa, Libani lëshon dhjetëra raketa drejt Izraelit

Sipas dëshmitarëve okularë, policia u vendos në oborret e kompleksit për të siguruar kolonët.

6 Prill 2023, 17:34 Nga I.A
Tensione në xhaminë al-Aksa, Libani lëshon dhjetëra raketa
Xhamia Al Aksa

IZRELI- Kolonët izraelitë sot hynë me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar. Sipas dëshmitarëve okularë, policia u vendos në oborret e kompleksit për të siguruar kolonët. Autoritetet izraelite filluan të mos lejojnë hyrjen e palestinezëve nën 40 vjeç në kompleks para faljes së namazit të sabahut.

Pas kësaj, qindra të rinj palestinezë falën namazin e sabahut në rrugët pranë xhamisë. Policia izraelite kishte bastisur xhaminë Al-Aksa të mërkurën në mbrëmje, duke larguar me forcë besimtarët. Disa grupe të kolonëve ekstremistë bënë thirrje për inkursione në kompleksin e xhamisë Al-Aksa për të shënuar festën njëjavore hebreje të Pashkës, e cila filloi më 5 prill.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë të Islamit. Hebrenjtë këtë zonë e quajnë Mali i Tempullit, duke pretenduar se në kohët e lashta aty ndodheshin dy tempuj hebrenj. Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, lëvizje kjo që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

tensione ne al-aksa

Sondazh

Poll