Aktualitet

Tentoi të trafikojë për prostitucion në Gjermani një 20-vjeçare, pranga një personi, në kërkim tre të tjerë

27 Shtator 2019, 07:18 Nga DOSJA
Tentoi të trafikojë për prostitucion në Gjermani një

TIRANË– Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi tentuan që të trafikonin për prostitucion në Gjermani një 20-vjeçare.

Policia ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale A.B, lindur dhe banues në Fier, ndërsa në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorët e tij E. K. dhe B. B.

Mësohet se pjesë e grupit të tyre ka qënë edhe një person i katërt, i cili ende nuk është identifikuar. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni “Fraud”

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.

Në pranga një shtetas dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi tentuan të trafikonin në Gjermani një shtetase 20-vjeçare, me qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, si dhe falë një pune të mirëorganizuar, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të trafikonin në Gjermani një shtetase me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas finalizoi me sukses operacionin e koduar “Fraud”, si rezulat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. B., 31 vjeç, lindur dhe banues në Fier

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe B. B., bashkëpunëtorë të shtetasit A.B.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit E. K., B. B. dhe një shtetas tjetër ende të paidentifikuar kishin organizuar trafikimin në Gjermani, me qellim shfrytëzimin për prostitucion, të një shtetaseje 20-vjeçare.

Shtetasit E. K. dhe B. B. u shpallën në kërkim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për identifikimin e personit tjetër të përfshirë në këtë vepër penale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani prostitucion ne gjermani gjermani prostitucion ne gjermani

Sondazh

Poll