Aktualitet

Lëvizte me armë, arrestohet ish-drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë (EMRI)

Policia bën me dije se Stiljan Leka ka qenë duke lëvizur me makinën e tij tip “Audi”, ndërsa armën e kishte në xhepin e derës.

6 Prill 2023, 13:21 Nga k.m.
Lëvizte me armë, arrestohet ish-drejtori i Zonave të Mbrojtura
Arma e gjetur

TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi u kap duke lëvizur me pistoletë me vete. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se Stiljan Leka ka qenë duke lëvizur me makinën e tij tip “Audi”, ndërsa armën e kishte në xhepin e derës. 35-vjeçari, ish-drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me vete, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të shtuara me qëllim goditjen e paligjshmërive në çfarëdolloj forme të shfaqjes së tyre, mbështetur edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. L., 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve".

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërkohë që drejtonte automjetin tip "Audi". Gjatë kontrollit, në xhepin e derës së automjetit, në anën e shoferit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë "Glock", e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

stiljan leka lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2023, 10:43 k.m.

Borë dhe në Jug - zbardhet Llogaraja

Pamje nga Llogaraja VLORË- Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë kanë ...