6 Prill 2023, 11:59
Nga k.m.
Foto ilustruese
Seancat dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Kukësit, Sami Ujkashi, vijojnë të dështojnë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për të disatën herë, pas paraqitjes së kërkesave të njëpasnjëshme të magjistratit për shtyrje, duke përdorur si argument pamundësinë e tij shëndetësore.
Hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit Ujkashi ka filluar më 1 dhjetor 2022, por përgjatë katër muajsh ai ka mundur t’i shtyjë seancat dëgjimore në KLGJ përmes paraqitjes së raporteve mjekësore. Konkretisht, janë shtyrë seancat e datave 22 dhjetor 2022; 19 janar 2023; 13 shkurt 2023; 6 mars 2023 dhe së fundmi seanca e të mërkurës, më 5 prill.
Hetimi disiplinor kishte filluar për shkelje të legjislacionit material, shkelje disiplinore me dashje, si dhe cënim të imazhit të magjistratit dhe të besimit tek sistemi i drejtësisë – i bazuar në një vendimarrje për ulje dënimi dhe lirim në kundërshtim me ligjin, për një person që ishte dënuar me 15 vjet burgim, si dhe për moszbatim të legjislacionit në dy raste ekstradimi.
Në seancën e të mërkurës, kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami bëri me dije se Ujkashi kishte njoftuar sërish se vijonte të ishte në pamundësi shëndetësore për t’u paraqitur në seancë dëgjimore dhe se do të dorëzonte edhe raport mjekësor për të vërtetuar sa pretendonte. Ajo pyeti përfaqësuesit e ILD-së për të paraqitur qëndrim mbi këtë situatë, të cilët kërkuan caktimin e një avokati kryesisht për të vazhduar procedurën.
Pasi KLGJ diskutoi me dyer të mbyllura për disa minuta lidhur me vijimësinë e seancës dëgjimore, njoftoi se ishte administruar raporti mjekësor i Ujkashit, që vërtetonte pamundësinë e tij shëndetësore për një afat një mujor, deri më datë 5 maj.
Megjithëse përfaqësuesit e ILD-së theksuan se i qëndronin kërkesës për caktimin e një përfaqësuesi ligjor kryesisht, KLGJ vendosi të shtyjë seancën për më datë 8 maj. Në seancën e të mërkurës ishin planifikuar të shqyrtoheshin tre kërkesa të ILD-së për procedime displinore, dy nga të cilat i përkasin vitit 2023. Koordinatorja për të drejtën e informimit pranë KLGJ-së, Terpsina Lazaj sqaroi për BIRN se edhe dy kërkesat e tjera të ILD-së që ishin planifikuar të shqyrtoheshin të mërkurën, janë kryer ndaj gjyqtarit Sami Ujkashi./BIRN
sami ujkashi klgj
Aktualitet
6 Prill 2023, 11:22
A.B
Gjon Gjonaj
TIRANË- Edhe pse u filmua duke kërcënuar një qytetar në mes të qytetit, kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj m...
Aktualitet
6 Prill 2023, 11:02
A.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohen dy persona si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar 'Bet'. Kontrollet u ushtruan në lokalet q&...
Aktualitet
6 Prill 2023, 11:20
k.m.
TIRANË- Altin Merxhushi është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës pasi plagosi 2 persona pak ditë më parë n&e...
Aktualitet
6 Prill 2023, 11:02
A.B
Foto ilustruese
DURRËS- Sherr me thika pranë shkollës së muzikës 'Jan Kukuzeli', në lagjen numër 3 në qytetin bregd...
Aktualitet
6 Prill 2023, 10:43
k.m.
Pamje nga Llogaraja
VLORË- Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë kanë ...
Aktualitet
6 Prill 2023, 10:37
A.B
Digjet makina
KORÇË- Publikohen pamjet nga zjarrëvënia e mjetit “Benz” në pronësi të Klodian Cacanit n&eum...
Aktualitet
6 Prill 2023, 10:17
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e vëllez&...
Aktualitet
6 Prill 2023, 10:13
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Një mjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje e sipër në autostradë...
Aktualitet
6 Prill 2023, 09:54
A.B
Policia
DURRËS- Arrestohet nga Policia një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur para dhe sende me vlerë të konsiderueshme...
Aktualitet
6 Prill 2023, 09:54
A.B
Lokali
FIER- Finalizohet operacioni i koduar “Unik” në Fier. Policia vuri në pranga dy persona, Klejdi Çela dhe Zhanri Hajdari...