Aktualitet

Zhvati klientët në Durrës, arrestohet punonjësja e bankës në Durrës (EMRI)

Belinda Bulku dyshohet se gjatë kohës që punonte në një bankë në qytetin bregdetar

6 Prill 2023, 12:22 Nga A.B
Zhvati klientët në Durrës, arrestohet punonjësja e
Policia

DURRËS- Belinda Bulku, e cila rezultonte në kërkim është vënë në prangat e policisë së Durrësit. Gruaja 37-vjeçare dyshohet se gjatë kohës që punonte në një bankë në qytetin bregdetar u ka vjedhur klientëve shumta të ndryshme parash. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën".

"Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën", pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti."- njofton Policia.

durres vjedhje ne banke belinda bulku

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2023, 10:43 k.m.

Borë dhe në Jug - zbardhet Llogaraja

Pamje nga Llogaraja VLORË- Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë kanë ...