Aktualitet

Operacioni 'Bet'/ Zbulohen 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit në Elbasan, arrestohen 2 administratorët

Në pranga ka përfunduar edhe një person tjetër pasi u kap duke luajtur lojëra fati në njërin nga lokalet. 

6 Prill 2023, 11:02 Nga A.B
Operacioni 'Bet'/ Zbulohen 2 lokale të përshtatura për
Foto ilustruese

ELBASAN- Arrestohen dy persona si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar 'Bet'. Kontrollet u ushtruan në lokalet që administronin në lagjen "Syrja Dylgjeri" dhe në lagjen "Skënderbej" në Elbasan. Policia bën të ditur se këto dy persona, fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe një person tjetër pasi u kap duke luajtur lojëra fati në njërin nga lokalet. 

Në fund, grupi hetimor sekuestroi 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Bet", për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Evidentohen 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit. Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e këtyre lokaleve, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Në pranga edhe 1 tjetër shtetas, pasi u kap duke luajtur lojëra fati në njërin nga lokalet. Sekuestrohen 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat dyshohet se mund të organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Bet". Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 45 vjeç dhe J. T., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se kishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, lokalet që administronin, në lagjen "Syrja Dylgjeri" dhe në lagjen "Skënderbej", Elbasan.

Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi N. R., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë në njërin nga lokalet, duke luajtur lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

operacioni bet lojera fati ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2023, 10:43 k.m.

Borë dhe në Jug - zbardhet Llogaraja

Pamje nga Llogaraja VLORË- Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë kanë ...