Aktualitet

Sherri me thika mes dy të rinjve në Durrës, shkak një video në TikTok

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

6 Prill 2023, 11:02 Nga A.B
Sherri me thika mes dy të rinjve në Durrës, shkak një video
Foto ilustruese

DURRËS- Sherr me thika pranë shkollës së muzikës 'Jan Kukuzeli', në lagjen numër 3 në qytetin bregdetar të Durrësit. Dy persona, Xheson Metushi 18 vjeç banues në Lushnje dhe Bekim Grifshi 19 vjeç në Durrës kanë plagosur njëri-tjetrin, duke përdorur edhe thikë.

Fillimisht të dy personat janë konfliktuar me fjalën e më pas degradoi me përdorimin e mjeteve prerëse. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por ende ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Deri më tani dihet se shkaku i sherrit është postimi i një video në rrjetin social Tik Tok, teksa para disa ditësh të rinjtë ishin konfliktuar në mënyrë verbale përmes mesazheve në rrjetet sociale më pas e kishin lënë që të takoheshin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

sherr me thika ne durres durres plagosje ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2023, 10:43 k.m.

Borë dhe në Jug - zbardhet Llogaraja

Pamje nga Llogaraja VLORË- Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë kanë ...