Aktualitet

Plagosi me thikë, pronarin italian, gruan dhe vjehrrin e tij, Gjykata vendosi "arrest me burg" për Altin Mergjyshi

Autori i plagosjes së trefishtë në Laprakë të Tiranës, Altin Mergjyshi (Deda), i cili njihet edhe me emrin Elton u vetëdorëzua në Polici 16 orë pas ngjarjes.

6 Prill 2023, 11:20 Nga k.m.
Plagosi me thikë, pronarin italian, gruan dhe vjehrrin e tij, Gjykata

TIRANË- Altin Merxhushi është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës pasi plagosi 2 persona pak ditë më parë në zonën e Laprakës. Autori i plagosjes së trefishtë në Laprakë të Tiranës, Altin Mergjyshi (Deda), i cili njihet edhe me emrin Elton u vetëdorëzua në Polici 16 orë pas ngjarjes. Ndërsa sot Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg".

40-vjeçari Mergjyshi pasditen e së hënës plagosi me thikë italianin Masimo Sorvillo, bashkëshorten e tij 40-vjeçare, Roxhersa Rrapollari dhe babain e saj, 64-vjeçarin Viktor Rrapollari. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal dhe dyshohet se shkak është bërë pushimi nga puna nga pronari italian. Dëmtimet më të rënda i mori 64-vjeçari Viktor Rrapollari. Mergjyshi ka pretenduar se italiani e kishte hequr pa të drejtë nga puna, pasi e kishte ndihmuar për të hapur fabrikën për të blerë pajisjet.

Gjithashtu në dëshminë e tij autori ka pretenduar se kishte një shumë parash që italiani nuk ia kishte dhënë për punën që kishte kryer. Sipas tij kur ka kaluar tek lokali tre të plagosurit e kanë provokuar dhe për pasojë i ka goditur më pas.

altin merxhushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2023, 10:43 k.m.

Borë dhe në Jug - zbardhet Llogaraja

Pamje nga Llogaraja VLORË- Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë kanë ...