Bota

Operacion i rrallë në Itali/ 49-vjeçares i hiqet tumori që peshonte 42 kg

Gruaja e vuri re vitin e kaluar kur filloi të shtonte në peshë dhe nga 78 kilogramë shkoi në 120.

6 Prill 2023, 11:20 Nga k.m.
Operacion i rrallë në Itali/ 49-vjeçares i hiqet tumori që
Foto ilustruese

MILANO- Një ndërhyrje rekord u zhvillua në Milano ku një 49-vjeçare u operua në klinikën Mangiagalli të Policlinico për heqjen e një tumori ovarian, i cili kishte arritur në masën 42 kilogramë. Gruaja e vuri re vitin e kaluar kur filloi të shtonte në peshë dhe nga 78 kilogramë shkoi në 120. Kur, pra, situata u përkeqësua, ajo bëri disa kontrolle dhe me një vizitë gjinekologjike zbuloi se cili ishte shkaku: një tumor ovarian që ishte rritur në mënyrë dramatike.

“Kur fillova të shtoja peshë – u tha kirurgëve – nuk i kushtova shumë rëndësi, sepse nuk kam pasur kurrë dhimbje, derisa kam filluar të marr frymë dhe të eci me shumë vështirësi”.

Për të hequr tumorin ovarian, u deshën katër orë në sallën e operacionit.

"Kur u zgjova pas operacionit nuk mund ta besoja, isha shumë e lumtur dhe shumë mirënjohëse. Më dha një shans të vazhdoj të jetoj pranë vajzës sime dhe ta shoh atë të rritet,"- tha gruaja.

Operacioni rezultoi i suksesshëm falë bashkëpunimit të pesë njësive operative. Ky është një rast i veçantë, jo aq për madhësinë e masës sa për ngjeshjen që ushtron masa në të gjitha organet e barkut dhe kraharorit, dhe veçanërisht në enët e mëdha të barkut./Tgcom

milano

Sondazh

Poll