Bota

Robert F Kennedy Jr shpall kandidaturën për president i SHBA-së

Robert F Kennedy Jr është djali i ish-senatorit të Nju Jorkut, Robert F Kennedy dhe nipi i presidentit John F Kennedy, të cilët të dy u vranë gjatë kohës që ishin në detyrë. 

6 Prill 2023, 11:01 Nga f.i
Robert F Kennedy Jr shpall kandidaturën për president i SHBA-së
Robert F Kennedy Jr

SHBA- Robert F Kennedy Jr, anëtari 69-vjeçar i dinastisë së famshme politike amerikane dhe ikona e lëvizjes kundër vaksinave, ka paraqitur dokumentet e tij për të kandiduar për president në zgjedhjet e 2024. Mediat e huaja shkruajnë se lajmi u konfirmua nga sekretari i fushatës së tij, John E Sullivan.

69-vjeçari është djali i ish-senatorit të Nju Jorkut, Robert F Kennedy dhe nipi i presidentit John F Kennedy, të cilët të dy u vranë gjatë kohës që ishin në detyrë. 

Kennedy Jr ka promovuar pretendime të diskredituara që lidhin vaksinat dhe autizmin dhe ka themeluar organizatën kundër vaksinës Children's Health Defense. Ai gjithashtu është kritikuar kundër vaksinës së koronavirusit dhe ka kritikuar trajtimin e pandemisë nga qeveria federale.

robert f. kennedy jr zgjedhjet ne shba 2024

Sondazh

Poll