Bota

Hetimi i pasurisë/ Mbreti Charles III mbështet kërkimin mbi lidhjet e monarkëve me skllevërit

Mbreti Charles ka shprehur mbështetjen e tij për kërkimin mbi lidhjet historike të monarkisë britanike me skllavërinë.

6 Prill 2023, 10:47 Nga f.i
Hetimi i pasurisë/ Mbreti Charles III mbështet kërkimin mbi
Mbreti Charles III

BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III ka reaguar pas publikimit të analizës nga The guardian për historinë e gjerë të përfshirjes dhe investimeve të njëpasnjëshme të monarkëve britanikë në skllavërimin e popullit afrikan. Mbreti Charles ka shprehur mbështetjen e tij për kërkimin mbi lidhjet historike të monarkisë britanike me skllavërinë.

Pallati Buckingham nuk e komentoi dokumentin, por tha se ai mbështet një projekt kërkimor, të bashkë-sponsorizuar nga Pallat Historike Mbretërore (HRP), i cili menaxhon disa pallate në përfshirjen e monarkisë në tregtinë e skllevërve.

"Kjo është një çështje që Madhëria e tij e merr seriozisht. Ai proces ka vazhduar me vrull dhe vendosmëri që nga pranimi i Madhërisë së Tij. Pallatet Historike Mbretërore janë një partner në një projekt të pavarur kërkimor, i cili filloi në tetor të vitit të kaluar, i cili po eksploron, ndër të tjera, lidhjet midis monarkisë britanike dhe tregtisë së skllevërve gjatë fundit të shekujve 17 dhe 18. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, familja mbretërore po e mbështet këtë kërkim përmes aksesit në koleksionin mbretëror dhe arkivat mbretërore",- tha një zëdhënës i pallatit.

Kjo është hera e parë që Pallati Buckingham deklaron publikisht se mbështet një hulumtim të tillë në historinë shqetësuese të familjes mbretërore.

 

 

 

mbreti charles iii pasuria e monarkeve britanik

Sondazh

Poll