Bota

Pamje dramatike/Furgoni në Afrikën e Jugut merr flakë, 13 pasagjerët shpëtojnë për mrekulli, dalin nga dritaret

Mësohet se fatmirësisht 13 pasagjerët kanë arritur të dalin nga automjeti pa lëndime.

6 Prill 2023, 09:11 Nga f.i
Pamje dramatike/Furgoni në Afrikën e Jugut merr flakë, 13
Furgoni i perfshire nga flaket

AFRIKA E JUGUT- Një furgon ka marrë flakë në një pikë karburanti në periferi të Johanesburgut në Afrikën e Jugut. Mësohet se fatmirësisht 13 pasagjerët kanë arritur të dalin nga automjeti pa lëndime. Dailymail ka siguruar video nga momenti dramatik kur zjarri shpërtheu në pjesën e përparme të furgonit.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur shoferi përpiqet të hapë derën, ndërsa pasagjerët e tjerë ngjiten nga dritaret e pasme për të dalë nga automjeti.

Ka qenë punonjësi i karburantit i cili iu ka ardhur në ndihmë 13 pasagjerëve, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin nga automjeti pa lëndime.

'Kur pashë zjarrin poshtë automjetit vrapova për të ndihmuar ata që ishin brenda. Nuk mendoja për veten time, ishin të paktën 13 persona brenda dhe e dija që nuk mund t'i lija”,- tha punonjësi.

mer flake furgoni ne afrike

Sondazh

Poll