Bota

Gjyqi në Hagë/ Griep: Në rastin Thaçi janë gati 11 dëshmitarë, seanca e radhës në 11 prill

Angela Griep tha se në gjykimin e Hashim Thaçit janë thirrur për dhënien e dëshmisë 11 dëshmitarë. 

6 Prill 2023, 09:17 Nga f.i
Gjyqi në Hagë/ Griep: Në rastin Thaçi janë gati 11
Hashim Thaçi

HAGË- Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep ka dhënë detaje mbi seancën e radhës e cila do të mbahet në datën 11 prill. Griep në një intervistë për RTK, tha se në gjykimin e Hashim Thaçit janë thirrur për dhënien e dëshmisë 11 dëshmitarë. 

Ajo u shpreh se sa i përket masës së paraburgimit dhe kohëzgjatjes, gjykata vepron brenda një afati të arsyeshëm, dhe sipas saj edhe pse kanë kaluar rreth dy vjet e gjysmë nga paraburgimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, gjyqtari vendosi se është brenda një afati të pranueshëm. 

'Seanca fillon në 11 prill dhe fjalën do ta ketë prokuroria. Edhe pse varet se për secilin rast specifik do të gjykohet, por rasti ‘Thaçi e të tjerët’, është kompleks, pasi kemi krime të shumta të supozuara, shumë pika të shumta të aktakuzës dhe për këtë gjyqtarët kanë thënë se koha e mbajtjes në paraburgim është ende e arsyeshme,'-tha Griep.

 

 

kosova ne hage

Sondazh

Poll