Bota

Johnson & Johnson jep 9 mld dollarë për të 'zgjidhur' paditë kundër kancerit

Aksionet e J&J ranë gati 4.5% të mërkurën, por vlera e tregut e kompanisë është më shumë se 430 miliardë dollarë.

6 Prill 2023, 09:47 Nga k.m.

 

Johnson & Johnson jep 9 mld dollarë për të
J&J

 

SHBA- Johnson & Johnson (J&J) ka rënë dakord të paguajë pothuajse 9 miliardë dollarëpër të zgjidhur dhjetëra mijëra padi që pretendojnë se 'talc-u' i saj ka shkaktuar kancer. Aksionet e J&J ranë gati 4.5% të mërkurën, por vlera e tregut e kompanisë është më shumë se 430 miliardë dollarë.

Kompania u përball me rreth 40,000 padi nga njerëz që pretendojnë se produktet e saj të talkut shkaktojnë kancer për shkak të kontaminimit me asbest, një kancerogjen i njohur. J&J i ka mohuar gjithmonë akuzat, duke pretenduar se dekada të testimeve shkencore dhe miratimeve rregullatore kanë treguar që talku i tij është i sigurt dhe pa asbest.

Megjithatë tërhoqi pluhurin për foshnjat nga tregu amerikan në vitin 2020, duke pretenduar se "dezinformimi" në lidhje me sigurinë e produktit kishte shkaktuar rënien e kërkesës. Vitin e kaluar kompania njoftoi se po ndalonte shitjet globale të produktit dhe do të kalonte në pluhurat me bazë niseshte misri./Skynews

j&j

Sondazh

Poll