Bota

Macron dhe Von der Leyen sot në Kinë, takohen me Xi Jinping, priten diskutime për tregtinë, luftën dhe ndryshimet klimatike

Diskutimet midis Macron, Xi dhe Von der Leyen do të fokusohen kryesisht në tregti, luftën në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike.

6 Prill 2023, 08:18 Nga A.B
Macron dhe Von der Leyen sot në Kinë, takohen me Xi Jinping, priten
Von der Leyen dhe Macron

KINË- Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohen sot me udhëheqësin kinez, Xi Jinping. Ata arritën në Pekin të mërkurën dhe do të priten nga presidenti kinez.

Diskutimet midis Macron, Xi dhe Von der Leyen do të fokusohen kryesisht në tregti, luftën në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike. Dje, presidenti francez tha se Kina ka rol të madh në rrugën drejt paqes në Ukrainë, dhe se Franca po kërkon të punojë me Pekinin "në këtë përgjegjësi të përbashkët për paqen dhe stabilitetin" në Kiev.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Kina është duke i ndihmuar ekonomisë së Rusisë, teksa kjo e fundit përballet me sanksionet e Perëndimit për luftën në Ukrainë. 

Ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, kritikoi Kinën për mbështetjen e Rusisë gjatë kohës së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës dhe e quajti atë “një shkelje flagrante” të angazhimeve të Pekinit ndaj Kombeve të Bashkuara./Dosja.al

emmanuel macron ursula von der leyen

Sondazh

Poll