Bota

Ankthi për gjendjen e Berluskonit/ Ish-kryeministri në terapi intensive, vëllai: Do ia dalë, është shkëmb

Dje ishte një ditë shumë e gjatë e shoqëruar nga ankthi dhe shqetësimi i madh për jetën e Berlusconit.

6 Prill 2023, 07:46 Nga A.B
Ankthi për gjendjen e Berluskonit/ Ish-kryeministri në terapi
Sivlio Berlusconi

ITALI- Vëllai i Silvio Berlusconit, Paolo, shfaqi optimizëm teksa ishte duke u larguar nga spitali San Raffaele. Dje ishte një ditë shumë e gjatë e shoqëruar nga ankthi dhe shqetësimi i madh për jetën e Berlusconit. Lajmi për shtrimin e tij në spital vjen pas kontrolleve të shumta. 

Mësohet se ai nuk është i intubuar. Mungesa e oksigjenit ka vënë stres në sistemet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes të cilat janë në rrezik të infeksioneve, duke përfshirë pneumoninë që mund ta komplikojë. Por situata mbetet stabile dhe nuk e vë në rrezik jetën e ish-kryeministrit. 

"Ai është i qëndrueshëm, është një shkëmb. Gjendja e tij? Eshtë e mirë," u tha Paolo Berlusconi gazetarëve teksa po largohej nga San Raffaele. "Ai do t'ia dalë edhe kësaj radhe."

Zyrtarë të lartë të shtetit italian i uruan sh-kryeministrit shërim të shpejtë. Kryeministrja Giorgia Meloni, duke udhëtuar për në L'Aquila, shkroi në Twitter:Një urim i sinqertë dhe i dashur shërim të shpejtë. Hajde Silvio”.

I njëjti reagim erdhi edhe nga kreu i Ligës, Matteo Salvin: “Hajde Silvio, Italia po të pret!”. 

Lajmi për shtrimin me urgjenvë të Berlucsonit bëri xhiron e botës dhe u transmetua nga mediat kryesore ndërkombëtare. “Ai është shtruar në terapi intensive me probleme të frymëmarrjes”, shkruan Fox news. Tituj të ngjashëm mund të gjenden edhe në faqet online të gazetave të tjera të huaja, nga Washington Post në Guardian, nga Spiegel në France24, nga El Pais në Faz, nga Le Figarò te TV irlandez Rte dhe faqja australiane News.Com.au./Dosja.al

silvio berlusconi

Sondazh

Poll