Bota

Ish-kryeministri italian fillon punë si drejtor në një gazetë: Pas një viti të shohim se çfarë do bëj

Renzi do të drejtojë Il Riformista, një gazetë e vogël e njohur për kritikat e saj ndaj sistemit gjyqësor të Italisë, një temë për të cilën Renzi ka shkruar një libër.

5 Prill 2023, 20:02 Nga I.A
Ish-kryeministri italian fillon punë si drejtor në një
Matteo Renzi

ITALI- Ish-kryeministri italian Matteo Renzi tha se do të marrë detyrën e drejtorit të një gazete. Repubblica shkruan se Renzi do të drejtojë Il Riformista, një gazetë e vogël e njohur për kritikat e saj ndaj sistemit gjyqësor të Italisë, një temë për të cilën Renzi ka shkruar një libër. Renzi sot gjatë fjalës së tij ka theksuar se do të jetë drejtor për vetëm një vit.  

Kam pranuar një sfidë magjepsëse: për një vit do të jem drejtor. Do të jem drejtor për një vit, nga 3 maji deri më 30 prill 2024 dhe më pas do të shohim se çfarë do të bëj kur të rritem”, tha politikani.

Renzi drejtoi një qeveri të qendrës së majtë në vitet 2014-2016, duke dhënë dorëheqjen pas humbjes së një referendumi kushtetues dhe duke mbetur në krye të Partisë Demokratike deri në humbjen e zgjedhjeve të 2018-ës.

matteo renzi

Sondazh

Poll