Bota

E rëndë në Brazil, burri futet në kopshtin e fëmijëve me sëpatë dhe qëllon mbi ta, 4 të vdekur disa të plagosur

Zyrtarët e spitalit thanë se të plagosurit ishin të gjithë nën moshën tre vjeç. Zjarrfikësit thanë se rreth 40 fëmijë kishin qenë brenda çerdhes në momentin e sulmit.

5 Prill 2023, 15:59 Nga I.A
E rëndë në Brazil, burri futet në kopshtin e
Kopshti

BRAZIL- Sulm me armë ka ndodhur në një kopsht në qytetin Blumenau në Brazil. BBC shkruan se një burrë u fut me forcë në një kopsht fëmijësh dhe ka qëlluar me sëpatë mbi fëmijët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 me orën lokale në Brazil.

Po ashtu autori ka qëlluar dhe mbi të tjerë fëmijë, por ata ndodhen të plagosur rëndë në spital. Zyrtarët e spitalit thanë se të plagosurit ishin të gjithë nën moshën tre vjeç. Zjarrfikësit thanë se rreth 40 fëmijë kishin qenë brenda çerdhes në momentin e sulmit.

Pas sulmit, autori i ngjarjes u dorëzua në polici dhe pas marrjes në pyetje është lënë në paraburgim. Ende nuk dihen arsyet se përse, burri nisi të sulmonte kopshtin e fëmijëve dhe të vriste 4 prej tyre. Guvernatori i shtetit Santa Catarina, ku ndodhet Blumenau, ka shpallur tre ditë zie. Nuk është hera e parë që një kopsht fëmijësh në shtet është shënjestër e një sulmi. Në vitin 2021, një 18-vjeçar vrau dy anëtarë të stafit dhe tre fëmijë të vegjël në një çerdhe në komunën e Saudades.

sulm ne brazil

Sondazh

Poll