Bota

E përlotur, Jacinda Ardern mban fjalimin e lamtumirës në parlament (VIDEO)

Ardern tha se ajo donte që karriera e saj të frymëzonte të tjerët për të marrë detyrën.

5 Prill 2023, 15:27 Nga a.l
E përlotur, Jacinda Ardern mban fjalimin e lamtumirës në
Jacinda Arden

ZELANDA E RE- Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arden ka dhënë sot fjalimin e fundit në parlamentin e vendit. E përlotur, në fjalën e saj ajo tha se të gjithë qytetarët duhet të ndjejnë se politika mund të jetë një shtëpi për ta. Ardern udhëhoqi kombin gjatë pandemisë Covid dhe një sulmi terrorist në Chrstchurch.  

Ardern dha dorëheqjen si kryeministre në janar. Ajo bëri jehonë në gjithë botën pasi ishte gruaja e parë që u vendos në krye të qeverisë në moshën 37-vjeçare.

Ajo lindi një fëmijë ndërsa ishte në detyrë dhe madje e çoi fëmijën e saj në një takim të Kombeve të Bashkuara. Edhe pse ajo ishte e njohur jashtë vendit, çmimet e larta, krimi në rritje dhe reformat e diskutueshme në Zelandën e Re bëri që ajo të humbte mbështetësit e saj. Në fjalimin e saj, Ardern tha se e gjeti veten të përfshirë në jetët e njerëzve gjatë momenteve të tyre më të pikëlluara ose traumatike, shkruajnë mediat e huaja. 

"Historitë dhe fytyrat e tyre mbeten të gdhendura në mendjen time dhe ka të ngjarë të jenë përgjithmonë," tha Ardern të mërkurën në parlament i veshur me një koroëai, një mantel tradicional Maori, i parë si një shenjë nderi dhe prestigji.

Ardern tha se ajo donte që karriera e saj të frymëzonte të tjerët për të marrë detyrën.

Mund të jesh në ankth, i ndjeshëm, i sjellshëm dhe ta veshësh zemrën në mëngë. Mund të jesh nënë ose jo, një ish-mormon ose jo. Një budalla, një klithëse, një përqafuese, mund të jesh të gjitha këto gjëra dhe jo vetëm që mund të jesh këtu, por mund të drejtosh ashtu si unë”, tha ajo me lot në sy. 

Ardern ka fituar vlerësime nga i gjithë spektri politik për mënyrën se si arriti të menaxhonte COVID, për të cilën ajo thotë se ka qenë një “përvojë e vështirë”. Zelanda e Re vendosi disa nga masat më të rrepta në botë, por gjithashtu regjistroi numrin më të ulët të viktimave.

jacinda arden

Sondazh

Poll