Bota

Goditet uebsjati më i madh i krimit kibernetik në Britani, arrestohen 120 persona

Faqja e internetit u mbyll të martën në mbrëmje në një operacion të madh mes 17 agjencive kombëtare të policisë, duke përfshirë FBI-në dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit të Britanisë (NCA), me 120 arrestime të kryera deri më tani.

5 Prill 2023, 15:52 Nga a.l
Goditet uebsjati më i madh i krimit kibernetik në Britani, arrestohen
Foto ilustruese

BRITANI- Policia ka goditur një faqe interneti kriminale që shet identitetin e dy milionë njerëzve në internet në këmbim të parave. 'Genesis Market', një faqe lehtësisht e aksesueshme e gjetur në Google, tregtoi 80 milionë fjalëkalime dhe hyrje, të cilat kriminelët i përdornin për të vjedhur miliona paund.

Mashtruesit blenë "bote" që përmbanin hyrjet e viktimave për Facebook, Amazon, PayPal, Netflix dhe bankat e tyre, të cilat përditësoheshin në kohë reale sa herë që individët përpiqeshin të ndryshonin fjalëkalimet e tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

Faqja e internetit u mbyll të martën në mbrëmje në një operacion të madh mes 17 agjencive kombëtare të policisë, duke përfshirë FBI-në dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit të Britanisë (NCA), me 120 arrestime të kryera deri më tani.

NCA vlerëson se ka dhjetëra mijëra viktima në Mbretërinë e Bashkuar dhe qindra kriminelë britanikë që përdornin uebfaqen. Faqja madje imitoi shfletuesit e viktimave, duke arritur të shmangë kontrollet e sigurisë në mediat sociale dhe faqet e blerjeve. 

genesis market

Sondazh

Poll