Bota

Macron paralajmëron: Kush mbështet agresionin e Rusisë bëhet bashkëpunëtor me të

Presidenti francez Emmanuel Macron në deklaratën e tij në Pekin paralajmëroi se kushdo që ndihmon Rusinë në konfliktin e Ukrainës do të bëhet bashkëpunëtor.

5 Prill 2023, 15:17 Nga a.l
Macron paralajmëron: Kush mbështet agresionin e Rusisë bëhet
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron në deklaratën e tij në Pekin paralajmëroi se kushdo që ndihmon Rusinë në konfliktin e Ukrainës do të bëhet bashkëpunëtor.

"Ne kemi vendosur që nga fillimi i konfliktit të ndihmojmë viktimën dhe gjithashtu e kemi bërë shumë të qartë se kushdo që ndihmon agresorin do të të jetë bashkëpunëtor në shkeljen e ligjit ndërkombëtar”, tha ai. 

Macron gjatë vizitës së tij pritet t'i kërkojë Kinës që të mos furnizojë Rusinë me armë. Pavarësisht kërkesave nga Moska, nuk dihet nëse Pekini ka furnizuar Rusinë me armatime, megjithëse zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për këtë mundësi.

emmanuel macron

Sondazh

Poll