Bota

SHBA ndihmë shtesë për Ukrainën, premton 2.6 miliardë dollarë për ushtrinë

Armët dhe financimi i ri vijnë në një kohë kur trupat ukrainase përgatiten për një ofensivë pranverore kundër forcave ruse, të cilat vazhdojnë të bombardojnë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë.

5 Prill 2023, 14:52 Nga a.l
SHBA ndihmë shtesë për Ukrainën, premton 2.6 miliardë
Foto ilustruese

SHBA- Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se vendi do të ofrojë ndihmë ushtarake shtesë me vlerë 2.6 miliardë dollarë për Ukrainën për ta ndihmuar atë të zmbrapsë pushtimin rus. Ndihma përfshin municion shtesë për sistemet raketore të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë, ose HIMARS, dhe municione shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, shkruajnë mediat e huaja. 

"Fokusi ynë është në mbështetjen e ukrainasve për të ndryshuar dinamikën në terren. Ne duam të ndihmojmë Ukrainën të përparojë dhe të mbajë pozicionet e saj në atë që ne presim të jetë një kundërofensivë ukrainase", tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes. 

Armët dhe financimi i ri vijnë në një kohë kur trupat ukrainase përgatiten për një ofensivë pranverore kundër forcave ruse, të cilat vazhdojnë të bombardojnë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll