Bota

Humbi zgjedhjet, kryeministrja e Finlandës jep dorëheqjen nga partia

Partia Socialdemokrate doli e treta në zgjedhjet e së dielës, duke shkatërruar shpresat e Marin për të qëndruar si kryeministër.

5 Prill 2023, 15:09 Nga a.l
Humbi zgjedhjet, kryeministrja e Finlandës jep dorëheqjen nga partia
Sanna Marin

FINLANDË- Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, tha se do të japë dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë së saj Social Demokrate në kongresin e ardhshëm të partisë në vjeshtë, duke thënë se shpreson që kjo t'i mundësojë asaj të hapë një faqe të re jetën e saj, shkruajnë mediat e huaja. 

"Tani është koha për të hyrë përsëri në radhë dhe për të lënë vendin e kryetarit," tha Marin, 37, gjatë një konference për shtyp në Helsinki. Ajo tha se do të vazhdojë si deputete në Kuvend.

Partia Socialdemokrate doli e treta në zgjedhjet e së dielës, duke shkatërruar shpresat e Marin për të qëndruar si kryeministër. Partia kryesore konservatore e Finlandës pretendoi fitoren në një garë jashtëzakonisht të ngushtë trepalëshe, në të cilën populistët e krahut të djathtë zunë vendin e dytë. Marin, e cila është kryeministre që nga viti 2019, është një figurë shumë e njohur ndërkombëtarisht dhe brenda vendit, por pranoi se kryeministria e saj e kishte ngarkuar atë personalisht.

sanna marin

Sondazh

Poll