Bota

E rëndë/ Dhunohet dhe varroset e gjallë 36-vjeçarja në Brazil, arrestohen dy autorët

36-vjeçarja nënë e katër fëmijëve fillimisht u rrah dhe më pas u mor nga shtëpia e saj dhe u varros në një varr.

5 Prill 2023, 14:17 Nga f.i
E rëndë/ Dhunohet dhe varroset e gjallë 36-vjeçarja
Varri ku u gjet 36-vjecarja

BRAZIL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil ku një 36-vjeçare është varrosur e gjallë në varrezat e qytetit të Visconde do Rio Branco. Mediat e huaja raportojnë se policia ka arrestuar dy të rinjtë 20 dhe 22 vjeç.

36-vjeçarja nënë e katër fëmijëve fillimisht u rrah dhe më pas u mor nga shtëpia e saj dhe u varros në një varr. Gruaja kaloi 10 orë në varr para se të dallohej nga varrmihësit, të cilët u alarmuan nga çimentoja e freskët dhe gjaku pranë vendit ku ishte varrosur 36-vjeçari dhe e dëgjuan duke bërtitur për ndihmë.

Gruaja i tha policisë se ishte varrosur e gjallë sepse kishte bërë një gabim me vendosjen e një arme dhe një sasie droge që i kishin dhënë dy sulmuesit. Ngjarja ka nisur më 28 mars, kur autorët sulmuan fillimisht bashkëshortin e 36-vjeçares. Kur ai ka shpëtuar, kanë kapur 36-vjeçaren dhe e kanë çuar në varreza.

varroset e gjalle gruaja brazil

Sondazh

Poll