Bota

'S'mund ta komentojmë këtë çështje'/ Aktakuza ndaj Trump, Kremlini: Nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të SHBA-së

Zëdhënësi, Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të SHBA. 

5 Prill 2023, 13:13 Nga a.l
'S'mund ta komentojmë këtë çështje'/
Dmitry Peskov

RUSI- Kremlini ka vendosur të mos komentojë mbi aktakuzën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i akuzuar për kryerjen e pagesave për të mbuluar marrëveshjet e turpshme përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Zëdhënësi, Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të SHBA, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne nuk do të komentojmë për këtë. Ne nuk besojmë se kemi të drejtë të ndërhyjmë në punët e brendshme të Shteteve të Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët tona të brendshme," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pasi iu bë një pyetje nga gazetarët. 

Trump më herët ka shprehur admirim për liderin rus Vladimir Putin, për të cilën u akuzua se po përpiqej të krijonte aleancë me Moskën gjatë presidencës së tij. Së fundmi ai ka përsëritur se ofensiva e Rusisë në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte ende në pushtet. Shërbimet e inteligjencës amerikane më herët kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, duke përfshirë përdorimin e mediave sociale, për të mbështetur fushatën e Trump. 

gjyqi ndaj trump

Sondazh

Poll