Bota

FOTO/ Një muaj para kurorëzimit, ja si duket ftesa zyrtare nga Mbreti Charles III dhe Camilla

Ftesa e kurorëzimit përmban figurën folklorike të "njeriut të gjelbër", me tipare të bëra nga gjethet e dredhkës, murrizit dhe lisit. Sipas Buckingham Palace është një simbol i pranverës dhe rilindjes që feston një mbretërim të ri.

5 Prill 2023, 13:07 Nga f.i
FOTO/ Një muaj para kurorëzimit, ja si duket ftesa zyrtare nga Mbreti
Mbreti Charles dhe Camilla

BRITANI- Ka mbetur një muaj deri në kurorëzimin, ku Camilla do të marë titullin Mbretëreshë dhe së fundmi është publikuar një foto e re e ftesës zyrtare nga Mbreti Charles III dhe bashkëshortja e tij Camilla. BBC shkruan se ftesa e ilustruar me zbukurime u është dërguar rreth 2000 të ftuarve.

Ftesa e kurorëzimit përmban figurën folklorike të "njeriut të gjelbër", me tipare të bëra nga gjethet e dredhkës, murrizit dhe lisit. Sipas Buckingham Palace është një simbol i pranverës dhe rilindjes që feston një mbretërim të ri. Dizajni i ilustruesit Andrew Jamieson përfshin gjithashtu imazhe të botës natyrore, duke përfshirë lule të egra, zogj dhe insekte, si dhe emblema kombëtare dhe heraldike.

FOTO/ Një muaj para kurorëzimit, ja si duket ftesa zyrtare nga Mbreti

Ftesa për kurorëzimin e 6 majit, e shtypur në letër të ricikluar, tregon se kurorëzimi do të shënojë një ndryshim në mënyrën se si titullohet Camilla. Një burim mbretëror tha se në fillim ndryshimi i titullit të Camilla mund të përdorej "Queen Consort" si një mënyrë për ta dalluar atë nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth. Por nga vdekja e mbretëreshës Elizabeth deri në ditën e kurorëzimit do të ishte një “kohë e përshtatshme” për të ndryshuar titullin zyrtarisht në “Mbretëresha Camilla”.

mbreti charles iii camilla ftesa e kurorezimit

Sondazh

Poll