Bota

Sërish sëmurë! Berlusconi shtrohet në terapi intensive

Manjati miliarder i medias dhe katër herë kryeministër doli nga spitali vetëm javën e kaluar, ku u lajmërua se kreu një kontroll rutinë.

5 Prill 2023, 13:11 Nga k.m.
Sërish sëmurë! Berlusconi shtrohet në terapi intensive
Silvio Berlusconi

MILANO– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar sërish në spital, por kësaj here ndodhet në kujdesin intensiv në një spital të Milanos. Lajmin e konfirmoi Reuters. Manjati miliarder i medias dhe katër herë kryeministër doli nga spitali vetëm javën e kaluar, ku u lajmërua se kreu një kontroll rutinë. Situata, sqarojnë burime nga spitali, është delikate, ndaj priten disa ditë shtrimi në spital. Ishte partnerja e tij Marta Fascina ajo që shoqëroi drejtuesin e Forza Italia në spital, ndërsa Antonio Tajani, koordinator i Forza Italia dhe ministër i Jashtëm tha se shtrimi në spital është shkaktuar nga "një infeksion" nga pandemia e koronavirusit. 

Lajmi për shtrimin e tij në spital bëri xhiron e botës, i raportuar nga mediat kryesore ndërkombëtare.

"Ai është shtruar në terapi intensive me probleme të frymëmarrjes”, shkruan Fox News. Tituj të ngjashëm mund të gjenden edhe në faqet online të gazetave të tjera të huaja, nga Washington Post në Guardian, nga Spiegel në France24, nga El Pais në Faz, nga Le Figaro te TV irlandez Rte dhe faqja australiane News.Com.au. Ndërsa forca i dha edhe kryeministrja Goorgia Meloni: Urime të sinqerta dhe të përzemërta për një shërim të shpejtë. Forza Silvio!

E para që mbërriti në spital ishte vajza e tij Marina.

Kushtet dhe patologjitë shëndetësore të Berlusconit

Para shtrimit të javës së kaluar Berlusconi, 86 vjeç, ishte shtruar në spital në San Raffaele pak më shumë se një vit më parë, në janar 2022, në kthesën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Në atë kohë ishte një infeksion urinar që shkaktoi shtrimin e tij në spital, gjë që bëri të nevojshme aplikimin e terapive masive.

Por themeluesi i Forza Italia është shtruar disa herë në spital gjatë viteve të fundit.

Në maj 1997, një tumor malinj në prostatën e tij iu hoq me operacion; më 13 dhjetor 2009, themeluesi i Mediaset u godit nga një statujë; në vitin 2014, bëri dy operacione për trajtimin e uveitit, një inflamacion i syve; në qershor 2016 ai u operua në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës, dhe në vitin 2019 ai u operua për obstruksion intestinal. Ndërsa në shtator 2020, Berlusconi doli pozitiv për virusin Sars-CoV-2 dhe zhvilloi simptoma të Covid-19. Berlusconi u shtrua për herë të fundit në San Raffaele pak më shumë se një vit më parë, në janar 2022, pasi një infeksion urinar i shkaktoi shtrimin e tij në spital./Corriere.it

silvio berlusconi

Sondazh

Poll