Bota

'E papranueshme'/ Talebanët ndalojnë punën e grave në OKB

Talebanët kanë lëshuar një urdhër për të ndaluar gratë afgane punonjëse të stafit të Kombeve të Bashkuara të punojnë në të gjithë Afganistanin.

5 Prill 2023, 13:26 Nga f.i
'E papranueshme'/ Talebanët ndalojnë punën e grave
Foto ilustruse

AFGANISTAN- Talebanët kanë lëshuar një urdhër për të ndaluar gratë afgane të stafit të Kombeve të Bashkuara të punojnë në të gjithë Afganistanin. Mediat e huaja shkruajnë se ka qenë vetë organizata që ka konfirmuar se ato nuk do të lejohen të punojnë në OKB.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do ta konsideronte çdo ndalim për gratë afgane që punojnë për Kombet e Bashkuara në vendin e tyre si "të papranueshëm dhe sinqerisht të paimagjinueshme".

"Ky është një akt tjetër që minon aftësinë e organizatave për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë,” -tha një zëdhënës i OKB-së, duke shtuar se organizata nuk mund të funksionojë dhe të shpëtojë jetë pa ndihmën e stafit femër.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) të martën shprehu shqetësimin se stafi femër në provincën lindore të Nangarharit ishte ndaluar të raportonte në punë.

qeveria talebane okb antonio guterres

Sondazh

Poll