Sport

Mbappé do ta duartrokiste largimin Messin nga PSG-ja drejt Barcelonës, Al-Khelaïfi i shmanget temës së ‘Pleshtit’… (video)

Ndërsa thashethemet evokojnë një ndarje të qartë midis Kylian Mbappé dhe Leo Messit, presidenti Nasser Al-Khelaïfi hesht.

5 Prill 2023, 10:02 Nga DOSJA

Mbappé do ta duartrokiste largimin Messin nga PSG-ja drejt

FRANCE - Kjo është një telenovelë që ka disa javë që është hapur dhe do të vazhdojë. Lionel Messi do ta zgjasë kontratën me PSG-në, apo do të kthehet te Barça, nëse oferta haluçinuese nga Arabia Saudite nuk do të fshijë gjithçka? 

Në çdo rast, po flitet për të ardhmen e ‘Pleshtit’ dhe veçanërisht në Spanjë me disa thashetheme të çmendura që rrethojnë dosjen e argjentinasit.

E fundit nga media madrilene Defensa Central, e cila ndjek nga afër Real Madridin, beson se di një të vërtetë tronditëse për Kylian Mbappé dhe Lionel Messi. Sipas mediave spanjole, dy yjet e PSG-së nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie reale prej dy vitesh, madje Mbappe do të “duartrokiste” rikthimin e Messit te Barça.

E ndërsa thashethemet sa vinë dhe shtohen, presidenti Nasser Al-Khelaïfi ishte në gjendje të masë bujën që shkakton ardhja e Messit në rrugët e Barcelonës. I pranishëm në kongresin e UEFA-s në Lisbonë, presidenti i PSG-së u largua pa i dhënë një përgjigje gazetarëve për të ardhmen e ‘Pleshtit’. Natyrisht, Nasser Al-Khelaïfi do të kujdesej të largohej pa bërë as komentin më të vogël…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll