Sport

Risia! “Pushimi i Ramazanit”, historik gjatë Everton-Tottenham në Premier League...

Gana Gueye, Abdoulaye Doucoure dhe Amadou Onana iu afruan stolit për të pirë dhe ngrënë diçka

5 Prill 2023, 07:03 Nga DOSJA
Risia! “Pushimi i Ramazanit”, historik gjatë Everton-Tottenham

ANGLI - 'Pushimi i Ramazanit' historik në Premier League. Në minutën e 26-të të  ndeshjes Everton-Tottenham (1-1) arbitri  David Coote e ndërpreu zyrtarisht lojën për të lejuar Gana Gueye, Abdoulaye Doucoure dhe Amadou Onana, të afrohen te pankina për të pirë e për të ngrënë, duke respektuar kohën e agjërimit të imponuar nga feja islame. 

Kjo është hera e parë. Për dy vitet e fundit, në fakt, në ligën angleze, kapitenët dhe arbitrat e ndeshjeve kishin rënë dakord në mënyrë joformale për ta ndaluar ndeshjet dhe për të lejuar lojtarët myslimanë të hanë e të pine diçka. 

Në ndeshjen në fjalë, gjyqtari Coote ka prezantuar zyrtarisht pushimin ‘ad hoc’ për të respektuar Ramazanin. Organi i arbitrave anglezë kishte vendosur të fuste një pushim gjatë të gjitha ndeshjeve të Premier Ligës, që zhvillohen në afatet kohore në të cilat futbollistët myslimanë mund të rifillojnë të hanë pas agjërimit. 

Një dispozitë e krijuar posaçërisht për të kufizuar efektet e agjërimit të gjatë në përputhje me rregullat e vendosura nga Ramazani. Në të kaluarën, në fakt, më shumë se një herë në fushë ka pasur disa raste të fikëti, ose rënie të presionit të gjakut për shkak të orëve të shumta pa pirë apo ngrënë. 

Por kush vendos se kur do të jetë “Pushimi i Ramazanit”? Sipas rregullave të reja të futura, momenti ideal për pushim vendoset së bashku me arbitrin e ndeshjes dhe kapitenët përpara fillimit të ndeshjes. Në fakt, përveç ndërprerjes së ndeshjes gjatë lojës, gjyqtari mund të vendosë ta vonojë pak ndeshjen për t'i lejuar lojtarët të hanë para ndeshjes, siç ndodhi për shembull në ndeshjen e kampionatit midis Burnely dhe Sunderland.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll