Sport

Barcelona gati të thyejë rekordin ndaj Realit të Madridit!

Klubi katalanas nuk e ka mundur kurrë Madridin në katër ndeshje radhazi në të njëjtin sezon, dhe Barcelona regjistroi katër triumfe ndaj Realit në sezonin 1982/83, por jo në ndeshje radhazi.

5 Prill 2023, 01:04 Nga DOSJA

Barcelona gati të thyejë rekordin ndaj Realit të Madridit!

SPANJE - Të mërkurën në orën 21:00 në Camp Nou, lojtarët e Barcelonës do të presin Real Madridin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është i vetëdijshëm se Real Madridi do të dëshirojë të hakmerret për tre humbje radhazi ndaj rivalit të tyre më të madh

Klubi katalanas nuk e ka mundur kurrë Madridin në katër ndeshje radhazi në të njëjtin sezon, dhe Barcelona regjistroi katër triumfe ndaj Realit në sezonin 1982/83, por jo në ndeshje radhazi.

Barcelona humbi nga Madridi me 3:1 në “klasiken” e parë të sezonit në ligën spanjolle, por që nga ajo kohë ka barazuar tri fitore në tre duele që nga fillimi i vitit 2023. Së pari në Superkupën e Spanjës 3:1, pastaj në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Madrid 1:0 dhe së fundi në kampionat me rezultat 2:1.

"Unë mendoj se ata janë të lënduar dhe do të duan hakmarrje pas humbjes në tre ndeshjet e fundit. Reali gjithmonë lufton dhe është një rival i mirë. Ne duhet të tregojmë se mund t'i mposhtim," tha Xavi .

Barcelona gati të thyejë rekordin ndaj Realit të Madridit!

Para kësaj ndeshje, Reali ngriti tensionin tashmë të lartë dhe publikoi një video me gabimet e arbitrave të deleguar për këtë ndeshje, e kjo për shkak të asaj që ndodhi në ndeshjen e parë në të cilën katalanasit festuan një fitore minimale në Madrid.

"Kam folur shumë për gjyqtarët. Nuk do të doja të fitoja duke mashtruar. Dua të fitoj, por ligjërisht. Gjyqtarët as që ia vlen të flitet. Ndonjëherë ata e kuptojnë mirë, ndonjëherë gabojnë. Unë as nuk e kam dëshirë të më ndihmojnë. Unë gjithmonë dua të fitoj ligjërisht ”, tha Xavi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll