Sport

Luis Enrique i parakalon të gjithë, kandidati kryesor për Chelsea!

Enrique (52) aktualisht është pushim, pasi u largua nga kombëtarja spanjolle në fund të vitit të kaluar pas dështimit në Botërorin e Katarit. Ai më parë ka drejtuar Barcelonën, Celtën dhe Romën.

5 Prill 2023, 00:43 Nga DOSJA
Luis Enrique i parakalon të gjithë, kandidati kryesor për

SPANJE - Trajneri spanjoll i futbollit, Luis Enrique, është një nga kandidatët kryesorë për trajnerin e ri të Chelseat, sipas mediave britanike.

Chelsea aktualisht është pa një trajner, pasi Graeme Potter u shkarkua së fundmi.

Klubi londinez do të drejtohet nga Bruno Saltor në pjesën e mbetur të sezonit.

Mediat britanike kujtojnë se trajneri spanjoll së fundmi ka deklaruar se do të dëshironte të punonte në Premier League.

Enrique (52) aktualisht është pushim, pasi u largua nga kombëtarja spanjolle në fund të vitit të kaluar pas dështimit në Botërorin e Katarit. Ai më parë ka drejtuar Barcelonën, Celtën dhe Romën.

Mauricio Pochettino, Julian Nagelsmann, Luciano Spalletti dhe Oliver Glasner janë ndër kandidatët për trajnerin e ri të Chelseat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll