Bota

Tornadot shkatërrues në SHBA, grupi muzikor 'Metallica' dhuron 150,000 dollarë për familjet e prekura

Fondet do të ndihmojnë në rikuperimin e disa banesave të shkatërrua nga stuhitë e forta dhe tornadot në Misisipi dhe Alabama.

4 Prill 2023, 18:31 Nga a.l
Tornadot shkatërrues në SHBA, grupi muzikor 'Metallica'
Mettallica

SHBA- Fondacioni 'All ëithin My Hands' i Metallica do të dhurojë 150,000 dollarë ndihmë financiare për tre organizata që do të ofrojnë ndihmë për banorët e zonave të prekura nga moti i keq në SHBA.

Siç raportojnë mediat e huaja, dy organizatat e para që marrin 50,000 dollarë secila janë 'Team Rubicon' dhe 'Direct Relief'. Fondet do të ndihmojnë në rikuperimin e disa banesave të shkatërrua nga stuhitë e forta dhe tornadot në Misisipi dhe Alabama.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, rreth 20 tornado kanë përfshirë dy vendet që prej muajit mars. Më 26 mars, një tornado goditi LaGrange, Gjeorgji, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, shtëpi, rrugë dhe hapësira publike të shkatërruara. Poashtu nga sa raportohet deri më tani numri i viktimave ka shkuar mbi 30. 

tornado ne shba

Sondazh

Poll