Bota

Lukashenko vizitë në Moskë, pritet të takohet me Putin, në fokus bisedimet për çështjet dypalëshe dhe ndërkombëtare

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha javën e kaluar se të dy liderët do të diskutojnë thirrjen e Lukashenkos për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë në një takim të ardhshëm ballë për ballë.

4 Prill 2023, 18:25 Nga a.l
Lukashenko vizitë në Moskë, pritet të takohet me Putin,
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko do të zhvillojë këtë javë një vizitë në Moskë, ku pritet të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha javën e kaluar se të dy liderët do të diskutojnë thirrjen e Lukashenkos për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë në një takim të ardhshëm ballë për ballë.

Putin dhe Lukashenko gjithashtu do të zhvillojnë bisedime mbi "çështjet aktuale dypalëshe dhe ndërkombëtare" më 5 prill, përpara një takimi të Këshillit të Lartë të Shtetit Union më 6 prill, shkruajnë mediat e huaja. 

Rusia dhe Bjellorusia janë zyrtarisht pjesë e një shteti të Unionit, një bashkim pa kufij dhe aleancë midis dy vendeve ish-sovjetike, megjithëse planet e vjetra për integrim më të ngushtë të ekonomive të tyre kanë ngecur vazhdimisht. Moska është mbështetësi kryesor politik dhe financiar i Bjellorusisë, ndërsa Lukashenko e lejoi Putinin të përdorte territorin e Bjellorusisë si pikënisje për pushtimin rus të Ukrainës vitin e kaluar.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll