Aktualitet

Shirat e mëdha i shkatërrojnë tokën bujqësore dhe të mbjellat, fermeri në Kurbin: Shyqyr nuk vdiq njeri (Foto)

26 Shtator 2019, 19:22 Nga DOSJA
Shirat e mëdha i shkatërrojnë tokën bujqësore dhe

KURBIN– Puna në sektorin bujqësor është mjaft e vështirë, ndërsa prodhimet e tyre hera herës  dështojnë, si kjo e fundit nga fatkeqësitë natyrore. I tillë është dhe fermeri nga Fushë Gjormi Hasan Lika, i cili konsiderohet ndër fermerët që ka sipërfaqe të madhe toke bujqësore. Reshjet e ditëve të fundit që përmbyten me dhjetëra hektarë tokë bujqësore, kanë prekur seriozisht dhe fermën e Hasanit.

Të gjitha kanë patur dëme,” – thekson Hasani,- “por fatmirësisht situata kaloi pa humbje në jetë njerëzore, ndërsa sektori bujqësor në Kurbin thuajse degradoi, nga përmbytjet. Për më tepër shkaktarët e dëmeve mbetet faktori njeri, pasi janë disa specialistë nga bordi i kullimit të cilët nuk e menaxhuan situatën e reshjeve. Portat e shkarkimit të ujrave në fushat e Kurbinit kanë mbetur të mbyllura, kjo përkeqësoj prurjet duke krijuar situatën problematike në fushat e Kurbinit, duke prekur sipërfaqe të mëdha tokë bujqësore.”

Sakaq Hasani shton se asnjeri nuk mban përgjegjësi për këtë katastrofë të krijuar nga dora e njerit, si rrjedhojë e mungesës së specialistëve, duke vendosur ne detyra njerëz me përkatësi politike dhe aspak profesionistë.

Në parcelat e mbjella me kultura të Hasan Likës në Fushë Gjormë të mbjellat thuajse kanë dështuar. Katër ditë pas reshjeve ende parcelat janë të mbuluara nga uji, që sipas tij dëmi është mjaft i konsiderueshëm.

Asnjë nga autoritetet vendore, nuk ka denjuar të verifikojë dëmet e shkaktuara, ndërsa ai apelon institucioneve për t’u ardhur në ndihmë fermëreve në Kurbin nga kjo situatë si rrallherë me pasoja për fermerët që kanë humbur shumë nga përmbytjet. Janë familje që sigurojnë të ardhurat e tyre nga prodhimet bujqësore, një pjesë e tyre kanë investuar në bujqësi tashmë gjithçka e humbën, ndaj institucionet të kthejnë sytë dhe nga Kurbini.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hasan lika permbytjet ne kurbin shqipëria në ujë hasan lika permbytjet ne kurbin shqipëria në ujë

Sondazh

Poll