Aktualitet

Çfarë duhet për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit? (VD)

26 Shtator 2019, 16:05 Nga DOSJA
Çfarë duhet për t’u bërë pjesë e

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të ketë në përbërje 60 hetues. Njësia që do të mbështesë me veprime hetimore Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë edhe një drejtues.

Por, ngritja e BKH-së do të nisë menjëherë pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë të marrë vendimin për funksionimin e SPAK-ut dhe të emërojë drejtuesin e prokurorisë së posaçme. Këshilli i Lartë i Prokuroruisë njofton se për zgjedhjen e drejtorit dhe hetuesve, të atyre që ndryshe do të njihen si Policia Gjyqësore e SPAK-ut, do të ketë një proces rigoroz e sfidues.

Kandidatët që do të paraqesin interes do të vlerësohen në bazë të aftësive profesionale, integritetit, por edhe aftësive mendore dhe fizike. Fillimisht, ata duhet të plotësojnë një formular “online” dhe deklaratën e pasurisë dhe figurës e më pas kalojnë këtë fazë do të duhet të kalojnë dy provime me shkrim, një intervistim me panelin e SPAK-ut dhe një testim fizik e shëndetësor.

Byroja Kombëtare e Hetimit është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, është menduar që pas përzgjedhjes, hetuesit e BKH-së të trajnohen në akademinë e FBI-së Virxhinia.

(Marrë nga A2 News)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet byroja kombëtare e hetimit keshilli i larte i prokurorise kriteret per bkh reforma ne drejtesi byroja kombëtare e hetimit keshilli i larte i prokurorise kriteret per bkh reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll