Aktualitet

Plagosën me thikë 39-vjeçarin, arrestohen 2 vëllezërit, një tjetër në kërkim

26 Shtator 2019, 13:43 Nga DOSJA
Plagosën me thikë 39-vjeçarin, arrestohen 2

KAMËZ- Dy vëllezër janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 39-vjeçar. Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se shtetasit G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç (vëllezër, të dy banues në Kamëz) janë arrestuar dhe vëllai tjetër i tyre është shpallur në kërkim.

Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Teuta”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor”, shtohet më tej nga blutë e kamzës.

NJOFTIMI I POLICIË

Plagosin me mjet prerës një shtetas pas një konfikti për motive të dobëta, në pranga dy vëllezër, ndërsa vëllai i tretë shpallet në kërkim. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë gjahu. Shtetasi i lënduar u procedua në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:  G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç (vëllezër, të dy banues në Kamëz). Si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër i dy të arrestuarve, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë.

Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Teuta”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë gjahu.

Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi i lënduar L. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike (kanabis). Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne kames policia tirane tre vellezerit plagosin 39 vjecarin plagosje ne kames policia tirane tre vellezerit plagosin 39 vjecarin

Sondazh

Poll