Aktualitet

Punëtorët e rafinerisë në Ballsh ngrihen në protestë, kompania i lë pa punë: Këtu sigurojmë të ardhurat

26 Shtator 2019, 14:57 Nga DOSJA
Punëtorët e rafinerisë në Ballsh ngrihen në

BALLSH- Prej 20 ditësh punëtorët, të cilët punojnë me turne janë pa punë .Ditën e sotme së bashku me përfaqësues kërkojnë zgjidhje sepse këta punëtorë të ardhur nga Ballshi ,Patos dhe Fier janë kryefamiljarë, ndaj e vetmja e ardhur është puna në këtë rafineri.

Menaxheri i rafinerisë Fisnik Sopa sëbashku me përgjegjësen e laboratorit Klodiana Oshafi shprehen se duan kapacitet të plotë furnizimit me lëndën e parë bruto, plot 50 mijë ton dhe jo 30 sa furnizohen ata.

Edhe vetë punëtorët shprehen se kërkojnë zgjidhje tek vetë shteti sepse ai është mbështetësi i vetëm i kësaj rafinerie .”Shteti të na mbështesë, pasi është bankersi që e funizon me lëndën e parë këtë uzinë, me cdo shërbim jemi në rregull duam vetëm të na sigurohet puna e të sigurojmë mirëqenie të familjeve tona është e vetmja e ardhur”, shprehet punëtori.

Gjithashtu prezent ditën e sotme ishte edhe nën kryetari i parlamentit Myslym Murruzi, i cili bashkëbisedoi me punonjësit dhe ditën do të diskutojë me gjithë deputetët e qarkut mbi ndryshimet e ligjeve të  funksionimit të uzinës e naftës bruto e gjithë Marinzës që të mbetet në Shqipëri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ballsh protesta e punetoreve uzina e naftes ballsh protesta e punetoreve uzina e naftes

Sondazh

Poll