Aktualitet

Vendi bosh në KLP, Arta Marku mbledh prokurorët më 4 tetor, kush janë 2 kandidatët?

26 Shtator 2019, 14:48 Nga DOSJA
Vendi bosh në KLP, Arta Marku mbledh prokurorët më 4 tetor, kush

TIRANË-  Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur sot mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për të zgjedhur anëtarin prokuror për KLP-në, vend i cili është vakant prej kohës. Sipas një njoftimi nga Prokuroria e Përgjithshme mësohet se mbledhja do të mbahet në 4 tetor ora 10:00 dhe pjesëmarrja në të është e detyrueshme.

Në garë për anëtar të KLP-së janë Vladimir Mara dhe Esmerakda Keshi (Cami), njëri prej të cilëve do zëvendësojnë Gentian Osmanin, i shkarkuar nga Vettingu.

Miratimi i këtyre kandidaturave është bërë nga Prokuroria e Përgjithshme pak ditë më parë.  Vetë Prokuroria e Përgjithshshme i dërguar kryeprokurores Arta Marku një relacion ku shihet se është bërë verifikimi ligjor i dy kandidatëve për KLP.

Ndër të tjera në realacion theksohet se Keshi dhe Mara kanë plotësuar kushtet ligjore për të kandiduar si anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Esmeralda Cami është drejtuese e Prokurorisë Dibër, e cila për shkak të konflikteve të interesit nuk mund të merrte përsipër “Dosjen 184”, për të cilën Krimet e Rënda shpallën moskompetencë.”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku esmerakda keshi gara ne klp prokuroria vladimir mara arta marku esmerakda keshi gara ne klp prokuroria vladimir mara

Sondazh

Poll