Aktualitet

Programi Fulbright, zgjerohen shkëmbimet e studentëve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve

26 Shtator 2019, 14:25 Nga DOSJA
Programi Fulbright, zgjerohen shkëmbimet e studentëve mes

SHBA- Qeveria shqiptare do të jetë kontribuese në programin Fullbright. Ky program i departamentit amerikan të shtetit prej disa vitesh jep bursa për studentët ekselentë në 55 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë.

Por nis nga ky vit, fondit që jep SHBA do ti shtohen edhe 150 mijë euro nga fondet e qeverisë shqiptare.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për çështjet arsimore dhe kulturore Marie Royce dhe ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj nënshkruan në Nju Jork një memorandum mirëkuptimi, në të cilin qeveria shqiptare angazhohet të mbështesë Programin Studentor Fulbright, për t’u siguruar më shumë mundësi studentëve të marrin pjesë në këtë program, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj i cili shkruan në facebook:

Sot kam pasur nderin të nënshkruaj Memorandumin e Mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për zbatimin e programit të Fullbright në fushën e arsimit me Asistent Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce.

Falë këtij Memorandumi, duke filluar që në vjeshtën e këtij viti, qeveria shqiptare do të vendosë në dispozicion 150 mijë euro për të gjithë ata studentë ekselentë që do të përzgjidhen për të vijuar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit Fullbright.

Ky buxhet do të jetë i përvitshëm dhe do të rrisë me disa herë kuotat e studimit të studentëve shqiptarë në universitetet më prestigjoze amerikane në programe shkencore që variojnë nga 3 muaj deri në 24 muaj.

Kjo nismë në fakt vjen në kuadër të paktit të Qeverisë shqiptare dhe angazhimit të saj maksimal për një vëmendje të shtuar ndaj studentëve, për të nxitur rritjen e cilësisë së arsimimit dhe inkurajuar rezultate sa më të larta në studimet universitare”, përfundon Cakaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent cakaj marie royce programi fullbright gent cakaj marie royce programi fullbright

Sondazh

Poll