Bota

Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Blinken: Ky është moment historik

Blinken tha se agresioni i Rusisë ka bërë që shumë vende të besojnë se duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur veten dhe për tu siguruar që mund të pengojnë agresionin e mundshëm rus në të ardhmen.

4 Prill 2023, 15:19 Nga I.A
Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Blinken: Ky është
Anthony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken foli për një "ditë historike" për NATO-n, duke iu referuar pranimit të Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut. 

"Jam i tunduar të them se ndoshta kjo është e vetmja gjë për të cilën mund të falënderojmë presidentin rus Putin, sepse ai shkaktoi diçka që donte qartë ta parandalonte," tha Blinken, duke marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel. 

Blinken tha se agresioni i Rusisë ka bërë që shumë vende të besojnë se duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur veten dhe për tu siguruar që mund të pengojnë agresionin e mundshëm rus në të ardhmen.

“Është vërtetë një moment historik për Aleancën, për Komunitetin Transatlantik, por edhe për komunitetin global që mbron fuqishëm parimet bazë të Kartës së OKB-së dhe mbron fuqishëm sigurinë dhe stabilitetin e paqes. Kjo është me të vërtetë një ditë historike, sepse sot ne mirëpresim Finlandën në Aleancë ”, tha Blinken.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas sulmit rus në Ukrainë dhe synuan që kjo të ndodhë në të njëjtën kohë. Antarësimi i një anëtari të ri duhet të miratohet nga të 30 vendet anëtare aktuale të NATO-s. Turqia dhe Hungaria fillimisht hezituan të ratifikojnë anëtarësimin e Finlandës. Javën e kaluar, parlamentet e këtyre dy vendeve ratifikuan anëtarësimin e Finlandës. Antarësimi i Suedisë aktualisht nuk është miratuar nga Turqia, e cila i ka kërkuar shtetit suedez që të ekstradojë disa persona që i konsideron si terroristë, por një gjykatë e lartë e këtij vendi e ka hedhur poshtë këtë kërkesë. 

anthony blinken anetaresimi i finlandes ne nato

Sondazh

Poll