Sport

Sergio Ramos i thotë lamtumirë një prej bizneseve të tij, pas vdekjes së partnerit...

Mbrojtësi i PSG-së i ka dhënë fund një prej projekteve të tij

4 Prill 2023, 16:14 Nga DOSJA
Sergio Ramos i thotë lamtumirë një prej bizneseve të tij,

SPANJE - Në fillim të nëntorit, Sergio Ramos përmes llogarisë së tij në Instagram i tha lamtumirë biznesmenit gjerman Rainer Schaller, themelues i RSG Group, partner i së cilës ishte edhe ai. Së bashku me të, mbrojtësi spanjol kishte hapur palestrën ‘Sergio Ramos by John Reed’ në Madrid.

Megjithatë, tani, disa muaj më vonë, ish-kapiteni i Real Madridit njoftoi se kishte vendosur t'i jepte fund projektit të tij, me marrëveshje të ndërsjellë me kompaninë e Rainer: "Mjerisht sot është koha për t'i thënë lamtumirë një pjese tjetër të miqësisë sime me Rainer, palestrës tonë Sergio Ramos & John Reed”. 

Përmes llogarisë së tij në Instagram, bashkëshorti i Pilar Rubios, shpjegon se "siç e dini, Sergio Ramos & John Reed është një projekt që lindi nga miqësia dhe vizioni që Rainer dhe unë ndamë. Humbja e tmerrshme e Rainer ka lënë shumë gjurmë dhe ideja që ne kishim nuk mund të kryhet më siç kishim planifikuar”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

Duke pasur parasysh këtë, mbrojtësi i PSG-së thekson se "RSG Group dhe unë kemi vendosur t'i japim fund këtij projekti dhe ta shpërndajmë kompaninë me marrëveshje të përbashkët. Faleminderit shumë për dashurinë që keni treguar ndaj nesh dhe ndaj projektit në të gjitha kohët. Siç thoshe ti mik "nga luani në luan" do të të kujtoj gjithmonë". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll