Sport

Ja cilat shtete konkurojnë për zhvillimin e Europianit 2025!

Në Portugali po zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të “qeverisë europiane” të futbollit ku pritet të merren disa vendime përfshirë këtu edhe zgjedhjet për president dhe antarët e Komitetit Ekzekutiv ditën e mërkurë

4 Prill 2023, 15:51 Nga DOSJA
Ja cilat shtete konkurojnë për zhvillimin e Europianit 2025!

PORTUGALI - Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, pritet të zyrtarizojë këtë të martë edhe vendin organizator të Kampionatit Europian të Futbollit për Femra, për edicionin që do të mbahet më 2025-ën.

Katër janë kandidaturat që garojnë për të pritur këtë event, teksa tre prej tyre kandidojnë si të vetme dhe janë Polonia, Zvicra e Franca. Ndërkohë, kandidatura e katërt është ajo e vendeve nordike si Norvegjia, Danimarka, Suedia e Finlanda, që janë ofruar ta organizojnë të katra së bashku.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll